Takim pune me Zëvendëskryetaren e Qeverisë, Slavica Gërkovska

Drejtori I Inspektoratit Shtetëror për Vetqeverisje Lokale, Ferdi Shabani realizoi takim pune me Zëvendëskryetaren e Qeverisë, Slavica Gerkovska  si dhe me përfaqësuesit e të gjitha inspektorateve shtetërore dhe Këshillit Inspektorial.

Në këtë takim u diskutua për dinamikën me të cilën zhvillohet dixhitalizimi i procedurës së inspektimit, përmes së cilës hiqet ndjeshëm faktori subjektiv, duke ulur kështu rreziqet e korrupsionit në inspektime.

Si dhe gjatë takimit, temë diskutimi ishte që Inspektoratët të cilët ende nuk janë pjesë e E-inspektorit, janë udhëzuar që të bëjnë të gjitha përgatitjet e nevojshme për respektimin e dinamikës së përcaktuar.