Punëtori bashkëpunuese ndërmjet OSBE-së dhe ISHVL-së

Inspektorati Shtetëror për Vetëqeverisje Lokale në bashkëpunim me përfaqësusesit e OSBE-së realizuan punëtori katër-ditore në Mavrovë, ku pjesë e kësaj punëtorie ishin kryetar të këshillit dhe anëtarët e këshillave komunal.

Sesionet e kësaj punëtorie ishin të ndara në dy grupe , pjesëmarësit e grupës së parë më datë 27-28 maj,  morrën pjesë nga komunat: Qyteti Shkupit, Kisella Vodë, Haraçinë, Demir Hisar, Dibër, Novaci, Kumanovë, Mavrovë.

Ndërsa në grupën e dytë më datë 29-30 maj, pjesëmarrësit ishin nga komunat: Gjorqe Petrov, Prilep, Krivogashtani, Manastir, Makedonski Brod.

Në këtë punëtori sesion mbajti znj. Ilina Trajanovska, inspektore për vetëqeverisje lokale në ISHVL, ku prezantoi Rolin e Inspektoratit Shtetëror për vetëqeverisje lokale, dhe si të përmirësohet koordinimi vertikal midis nivelit qëndror dhe atij lokal.

Pjesë e kësaj punëtorie ishte edhe drejtori i Inspektoratit Shtetërorë për Vetëvrisje Lokale, zotëri Ferdi Shabani, ku shprehu falënderim të veçantë për mbështetjen nga ana e përfaqësuesve të OSBE-së , zotëri Dushko Todoroski dhe zonja Maja Lazarova për bashkëpunimin e suksesshëm, duke shpresuar se në të ardhmen do të realizojnë edhe
shumë projekte të përbashkëta.

Poashtu drjtori i ISHVL-së i inkurajoi kryetarët dhe anëtarët e këshillave komunal se edhe më tej do të vazhdojë komunikimi dhe bashkëpunimi me njësitë  e vetëqeverisjes lokale.