Drejtori i ISHVL-së Ferdi Shabani realizoi takim me përfaqësuesin e OSBE-së Dushko Todoroski

Drejtori i Inspektoratit Shtetëror për Vetëqeverisje Lokale, Ferdi Shabani sëbashku me Inspektorët Memetaki Rexhepi dhe Ilina Trajanovska  pritën në takim përfaqësuesin e OSBE-së përgjegjës për pushtet lokal dhe decentralizim zotëri Dushko Todoroski.

Në takim u bisedua rreth aktiviteteve që do të pasojnë për realizimin e bashkëpunimit të OSBE-së me Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale si dhe Inspektorati Shtetëror për Vetëqeverisje Lokale. Poashtu në takim u diskutua edhe për aktivitet e ardhshme konkrete.