Drejtori i Inspektoratit Shtetëror z.Ferdi Shabani, realizoi takim pune me Ministrin e Vetëqeverisjes Lokale z.Risto Penov

Drejtori I Inspektoratit Shtetëror për Vetëqeverisje Lokale, zotëri Ferdi Shabani realizoi takim pune sëbashku me Inspektorët dhe kabinetin e tij në mjediset e Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale, ku u takua me Ministrin për Vetqeverisje Lokale zotëri Ristо Pеnov, me qëllim të vazhdimit të  bashkëpunimit të mirë ndërmjet Ministrisë dhe Inspektoratit.
Në këtë takim u diskutuan planet dhe aktivitetet e ardhshme që Ministria e Vetëqeverisjes Lokale do të ndërmarrë në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror për Vetëqeverisje Lokale.