Drejtori i Inspektoratit shtetëror për vetëqeverisje lokale, realizoi takim pune me kryetarin e komunës së Gostivarit, Arben Taravari.

Sot në cilësinë e drejtorit të Inspektoratit shtetërorë për vetëqeverisje lokale i shoqëruar edhe nga dy bashkpuntorët e mi inspektorët Musliu dhe Trajanoska, realizova takim pune me kryetarin e Komunës së Gostivarit z. Arben Taravari.

Kënaqësi e veçantë ta takoj kryetarin z.Arben Taravari nga i cili u njoftova për punët dhe aktivitetet që realizohen në teritorin e Komunës së Gostivarit me theks të veçantë ligjshmërinë e akteve të komunës të cilat janë nën mbikëqyrje të Inspektoratit.