Drejtori i Inspektoratit shtetëror për vetëqeverisje lokale, realizoi takim me drejtorin e Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës

Me 19.04.2022 në hapësirat e Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës (AZGj), drejtori i ISHVL-së Afrim Qoku realizoi takim me drejtorin e AZGj-së Ylber Sela, me të cilin u bisedua për bashkëpunimin në mes dy institucioneve.

Gjatë takimit u diskutua mundësia për të filluar zbatimi i Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve në institucion, me udhëzime konkrete se si të fillohet dhe të drejtohet ky proces në fazën fillestare me mbështetje nga AZGj-ja.

Drejtori Qoku, tregoi gatishmëri dhe vullnet për fillimin e realizimit të këtij detyrimi ligjor, duke u mbeshtetur në përkrahjen dhe bashkëpunimin e dyanshëm për realizimin me sukses të këtij procesi.
Shkup, 19.4.2022