Drejtori i Inspektoratit shtetëror për vetëqeverisje lokale, Afrim Qoku realilizoi takimin pune me Zëvendëskryetaren e qeverisë e ngarkuar për politikat e qeverisjes së mire, Sllavica Gërkovska

Drejtori i Inspektoratit shtetëror për vetëqeverisje lokale, Afrim Qoku realilizoi takimin pune me Zëvendëskryetaren e qeverisë e ngarkuar për politikat e qeverisjes së mire, Sllavica Gërkovska.
Në takim u bisedua për nevojën e koordinimit më të madh ndër institucional e cila do të mundësonte punë më efikase në të gjitha institucionet.
U diskutuan sfidat me të cilat përballet institucioni në drejtim të zbatimit konsekuent të ligjeve për Inspektoratin shtetëror për vetëqeverisje lokale dhe Këshillit të inspektoratëve.
Puna efikase e Inspektoratit shtetëror për vetëqeverisjen lokale ka një rol veçanërisht të rëndësishëm në sigurimin e decentralizimit efikas të qeverisjes, si dhe për bashkëpunimin ndërmjet pushtetit qendror dhe atij vendor.