Bëhet pranim-dorëzimi i detyrës, Qoku dorëzon detyrën drejtorit te sapo emëruar Ferdi Shabani

Bëhet pranim-dorëzimi i detyrës, Qoku dorëzon detyrën drejtorit te sapo emeruar Ferdi Shabani,

Sot në hapësirat e Inspektoratit Shtetëror për Vetëqeverisje Lokale, drejtori në largim, z. Afrim Qoku dorëzoi detyrën drejtorit të sapo emëruar, z. Ferdi Shabani, me çka prezantoi atë me punën e institucionit, arritjet gjatë mandatit të tij, të punësuarit, si dhe sfidat e institucionit me të cilin ai do të përballet në të ardhmen.

Gjatë mandatit të drejtorit Qoku, institucioni u zhvillua më tej dhe kushtet e punës u përmirësuan. Përveç personelit, gjë që rezultoi në një numër të shtuar të vizitave në komuna dhe këshillat komunal gjatë mbikëqyrjes inspektuese.

Poashtu, Drejtori Ferdi Shabani, premtoi se do të jetë transparent dhe bashkëpunues me ekipin e tij.

Në të ardhmen, ngelet hapësirë për zhvillim dhe promovim të institucionit, të kompetencave të tij ligjore, e cila është një sfidë për drejtorin e ri në detyrë për funksionimin e mëtejshëm të institucionit.