Punëtoria e parë për përgatitjen e Strategjisë për ISHVL 2020-2025 në mbështetje të UNDP

Më 19.12.2019, Inspektorati Shtetëror për Vetëqeverisje Lokale me mbështetjen e UNDP mbajti punëtorinë e parë për përgatitjen e Strategjisë për ISHVL 2020-2025.
Në seminar morën pjesë drejtori Sead Sadikoski, inspektorët dhe disa nga punonjësit të cilët diskutuan perspektivat, pikat e forta, mundësitë, por edhe dobësitë e institucionit.
ISHVL si një institucion unik dhe veçantë në rajon dhe më gjerë, është një model që duhet të zhvillohet dhe më tej, për të qenë një shembull i një institucioni funksional që duhet të jetë një udhëheqës rajonal në fushën e mbikëqyrjes së njësive të vetëqeverisjes lokale.

Me këtë edhe shërbimet e NJVL-së për qytetarët do të jenë në një nivel më të kënaqshëm.
Dhe ky është pikërisht qëllimi i strategjisë dhe angazhimit të deritashëm të drejtorit Sadikoski dhe kabinetit të tij.