Muaji i Njerëzimit

Më 2 nëntor 2020, Drejtori i Inspektoratit Shtetëror për Vetëqeverisje Lokale, z. Sead Sadikoski me donacion të tij për ushqim dhe higjienë, mori pjesë në aksionin e Komunës së Gazi Babës – “Gazi Baba kujdeset”, me rastin e shënimit të muajit njerëzimi në komunë.

Me këtë rast, drejtori Sadikoski u tha të pranishmëve:

“Për paraqet një nder dhe kënaqësi e madhe për mua që sot, si drejtor i Inspektoratit Shtetëror për Vetëqeverisje Lokale, pata mundësinë t’i bashkohem aksionit të Komunës së Gazi Babës.

Unë besoj se një shembull i tillë njerëzor duhet të ndiqet nga komunat e tjera në Republikën e Maqedonisë Veriore, veçanërisht në një kohë kur jemi në një situatë të vështirë të shkaktuar nga virusi Covid – 19. të jetë një shoqëri solidare që kujdeset në mënyrë të barabartë për të gjithë, pavarësisht nga përcaktimet politike, fetare apo kombëtare, prandaj apeloj që të kemi sa më shumë shembuj të tillë të njerëzimit dhe kohezionit.

Shumë faleminderit kryetarit të komunës Boris Georgievski për ftesën dhe urimet për realizimin  me sukses të muajit të njerëzimit në komunë. “