Physical Address
304 North Cardinal St.
Dorchester Center, MA 02124
Physical Address
304 North Cardinal St.
Dorchester Center, MA 02124
Sot, më datë 17.05.2021, në bazë të iniciativës së ngritur nga ana e prokurorisë publike, inspektorati shtetëror për vetëqeverisje lokale realizoi inspektim të jashtëzakonshëm në komunën e Vrapçishtit.
Në këtë inspektim prezent ishin kryetari i komunës, kryetari këshillit dhe përfaqsues të Komunës së Vrapçishtit të cilët u njohën me lëndën e mbykëqiyrjes.
Mbikëqyrja e jashtëzakonshme inspektuese u realizua me iniciativë të prokurorisë themelore publike për krim të organizuar dhe korrupsion në lidhje me punën e këshillit komunal dhe përfshirjen e këshillit komunal në vendimet e sjellura për 7 parcelat kadastrale në f. Vrapçishtë.
Inspektorati shtetëror për vetëqeverisje lokale vepron në përputhje me kompetencat e tij, në përputhje me ligjin për vetëqeverisje lokale, ligjin e inspektoratit shtetëror për vetëqeverisje lokale dhe ligjit për mbikëqyrje inspektuse.