Inspektoratit shtetëror për vetëqeverisje lokale iu shtua edhe një Inspektor

Nga 06.05.2021, Inspektoratit Shtetëror për Vetëqeverisje Lokale – Sektorit për mbikëqyrje inspektuese, iu shtua edhe një inspektor, përkatësisht punonjësja Ilina Trajanovska, e cila pas një viti trajnimi në sektorin përkatës në DILS, nga Këshilli i Inspektimit i Republikës së Maqedonisë së Veriut edhe zyrtarisht mori statusin e inspektores së licencuar.

Ilina Trajanovska është magjistre e shkencave Juridike, që ka të dhënë edhe provimet e jurispodences në Universitetin “Sv.Kirili dhe Metodij’’- Fakultetin Juridik “Justiniani i Parë’’, në Shkup<span;>.  Pas marrjes së licencës, e punësuara e lartpërmendur do të ndihmojë Inspektoratin Shtetëror për Vetëqeverisjen Lokale të rrit kuadrin e ri në sektorin e mbikëqyrjes inspektuese, duke pasur parasysh faktin se aktualisht inspektorati ka vetëm 3 (tre) inspektorë që mbikëqyrin ligjshmërinë e dispozitave, vendimeve të sjellura nga këshillat komunalë në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë Veriore.