Inspektim i jashtëzakonshëm në Komunën e Strugës

Inspektorët nga Inspektorati shtetëror për vetëqeverisje lokale më 02.06.2021 kanë kryer inspektim të jashtëzakonshëm në bazë të iniciativës së ngritur nga ana e kabinetit të Zëvendës Kryeministrit të angazhuar për çështje ekonomike, përgjegjës për koordinim me departamentet ekonomike dhe investimet.

Gjatë mbikëqyrjes, inspektorët kanë vepruar në përputhje me kompetencat që i posedojnë, duke mbikëqyrur ligjshmërinë e rregulloreve të komunave, si dhe procedurën për miratimin e tyre të përcaktuar me Lligjin për mbikëqyrje inspektuse, Ligjin për vetëqeverisje lokale dhe Lligjin e Inspektoratit shtetëror për vetëqeverisje lokale.