Inspektim i jashtëzakonshëm në Komunën e Radovishit dhe Komunën Konçe

Më 24 shkurt 2021, inspektori nga Inspektorati Shtetëror për Vetëqeverisje Lokale në përputhje me planin vjetor  dhe mujor për punë të Inspektoratit Shtetëror për Vetëqeverisje Lokale, realizoi  kontrollat  e jashtëzakonshme në Komunën e Radovishit dhe  Komunën e Konçes. Inspektori në Komunën e Radovishit pati takim me Udhëheqsen e sektorit për çështje normative-juridike Znj.Olivera Dolldurova dhe në Komunën e Konçes realizoi takim me Kryetarin e Komunës Z. Bllagoj Iliev dhe me Udhëheqsen e sektorit për çështje normative-juridike Znj. Tinka Angelova.

Nga mbikëqyrja e jashtëzakonshme e kryer është konstatuar që të dy komunat në kohë dhe brenda afatit të paraparë sipas  ligjit i dërgojnë gazetat zyrtare të botuara deri te ministria kompetente përkatësisht deri te Inspektorati Shtetëror për Vetëqeverisje Lokale.