Physical Address
304 North Cardinal St.
Dorchester Center, MA 02124
Sot 04.02.2021 në hapësirat e Polio Plus Drejtori i Inspektoratit Shtetëror për Vetëqeverisje Lokale z. Senad Ameti, dhe bashkëpuntorët e tij z. Jonuz Fejzulla dhe z. Sali Mustafa realizuan takim me përfaqësuesit e Polio Plus Elena Koqoska dhe Juliana Klimoska. Në takimin e përbashkët u theksua se, monitorimi dhe mbikqyrja e ligjshmërisë së akteve dhe vendimeve komunale, qytetit të Shkupit dhe Komunave të qytetit të Shkupit, janë të rëndësisë së veçantë për shoqëritë me aftësi të kufizuara dhe shoqëritë me aftësi të pa kufizuara. ISHVL dhe Polio Plus u dakorduan që ta përforcojnë bashkëpunimin dhe të ndërmarin aktivitete të përbashkëta në periudhën që vijon, në drejtim të avansimit të kornizës monitoruese, si dhe për zbatimin e qëndrueshëm të Ligjit në Nivel Lokal në përputhshmëri me Konventën Për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara.