Drejtori i ISHVL-së, z.Haqim Ramadani realizoi takim me Koordinatoren kombëtare për vetëqeverisje lokale, znj.Liljana Zaturoska

Drejtori i Inspektoratit Shtetëror për Vetëqeverisje Lokale , z. Haqim Ramadani, realizoi takim me Koordinatoren Kombëtare për Vetëqeverisje Lokale në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, znj. Liljana Zaturoska.

Në këtë takim u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit dhe veprimit të përbashkët në drejtim të forcimit të integritetit dhe transparencës së vetëqeverisjeve lokale poashtu u diskutua rreth kontekstit se cfarë roli dhe rëndësie kanë inspektoratet lokale në zbatimin e legjislacionit, efikasitetin,objektivitetin dhe pavarësinë e tyre në procedura, si dhe nevojën për përforcimin e kuadrit profesional.​

Të dyja palët shprehën gatishmërinë për të intensifikuar bashkëpunimin dhe për të ndarë praktikat më të mira në menaxhimin e autoriteteve lokale. Ky takim përbën një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të vetëqeverisjes lokale dhe forcimit të kapaciteteve të institucioneve lokale.