Drejtori z.Haqim Ramadani realizoi takim pune me z.Dejvid Sip, NDI

Drejtori i Inspektoratit Shtetëror për Vetëqeverisje Lokale, z.Haqim Ramadani, ka zhvilluar një takim pune me z.David Sipp, Drejtor i Lartë rezident i projektit “Forcimi i Qëndrueshmërisë ndaj Korrupsionit” nga Instituti Nacional  Demokratik (NDI) në vend.

Në këtë takim u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit dhe veprimit të përbashkët në luftën kundër korrupsionit. Të dy institucionet shprehën gatishmërinë për të intensifikuar bashkëpunimin në drejtim të forcimit të integritetit dhe transparencës në nivel lokal.​

Ky projekt mbështetet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Ambasada e Suedisë.