Physical Address
304 North Cardinal St.
Dorchester Center, MA 02124
Afrim Qoku ka lindur në Oher në vitin 1981, ku dhe mbaroi shkollën fillore në SH.F Vëllazerim-Bashkimi, kurse të mesmen në gjimnazin “Niko Nestor”, në Strugë. Studimet për drejtësi i kreu pranë Univerzitetin të Evropes Juglindore-UEJL në vitin 2011.Në vitin 2018 ka dhënë provimin e Jurispodences.
Nga viti 2004 ka punuar në Gjykaten Themelore në Oher si administrator, ndërsa nga viti 2011 ishte përgjegjës në sektorin për Ekzekutimin e Sanksioneve penale deri në janar të vitit 2022. Gjithashtu nga viti 2011 deri me 2013 ishte anëtar ne bordin drejtues të J.P Ohridski Komunalec, ndërsa nga viti 2017 deri në vitin 2018 si zëvendës kryetar i bordi ne SHP- Spitali i Përgjithshëm Ohër.
Si anëtar i Shoqatës së Administratës Gjyqësore dhe si Kryetar i Degës për Gjykaten-Th-Ohër që nga viti 2013 ka marrë pjesë aktive në disa trajnime, punëtori, konferenca, në hartimin e Ligjit për Shërbimin Gjyqësor, si dhe në projekte të tjera për forcimin e gjyqësorit. Në bashkëpunim me projektin e USAID-it.
Afrim Qoku flet maqedonisht, boshnjakisht dhe anglisht.
Më 28 janar të vitit 2022 është emëruar U.D Drejtor në Inspektoratin shtetëror për vetëqeverisje lokale nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Ai është i martuar dhe baba i 2 fëmijëve.