Physical Address
304 North Cardinal St.
Dorchester Center, MA 02124
Më 22.02.2021, inspektorët nga Inspektorati Shtetëror për Vetëqeverisje Lokale në përputhje me planin mujor dhe vjetor për punën e shërbimit inspektues realizuan kontrollë të jashtëzakonshëm në Komunën e Velesit dhe Komunën e Çashkës.
Кu realizuan takim me Кryetarin e komunës së Velesit Z.Ace Kocevski dhe poashtu në komunën e Çashkës realizuan takim me Kryetarin e komunës së Çashkës Z.Goran Stojanovski.
Nga mbikëqyrja e jashtëzakonshme e kryer është konstatuar që të dy komunat në kohë dhe brenda afatit të paraparë sipas ligjit i dërgojnë gazetat zyrtare të botuara deri te ministria kompetente përkatësisht deri te Inspektorati Shtetëror për Vetëqeverisje Lokale.
Inspektorati Shtetëror për Vetëqeverisje Lokale i obligoi ata që të vazhdojnë me të njëjtin parim të punës në të ardhmen dhe u dha udhëzime konkrete për punë të mëtejshme.