Kontroll i jashtëzakonshëm në komunën e Lozovës

Inspektorët nga Inspektorati Shtetëror për Vetëqeverisje Lokale më 22.01.2021 kanë vepruar menjëherë dhe kanë kryer një inspektim të jashtëzakonshëm në selinë e komunës Lozovë, me kërkesë për shqyrtim në Inspektoratin Shtetëror për Vetëqeverisje Lokale.

Pas inspektimit të jashtëzakonshëm të sotëm në komunën e Lozovës dhe pas qëndrimeve të dëgjuara nga kryetari i komunës, shërbimet e inspektuese të cilët janë kompetent kanë realizuar inspektimin dhe kanë vepruar për këtë rast. i Gjithashtu, kryetari ka ndërprerë të gjitha veprimet (masat disiplinore) ndaj  të punësuarve në administratë të cilët paraqitën për mobing. Paraqitjet për mobing ishin adresuar ndaj  Sekretarit të komunës dhe jo ndaj kryetarit të komunës, për shkak të së cilës i njejti u shkarkua nga posti i Sekretarit të komunës Lozovë.  Nga ky kontroll i jashtëzakonshëm ështe  prezentuar edhe proçesverbali i takimit me punonjësit që raportuan për mobing. Inspektorati Shtetëror për Vetëqeverisje Lokale vepron në përputhje me kompetencat që i posedon, duke mbikëqyrur ligjshmërinë e akteve të komunave si dhe procedurën për miratimin e tyre, të rregulluara në Ligjin e Inspektoratit Shtetëror për Vetëqeverisjen Lokale. U realizua kontroll për punën e komunës së Lozovës, ku u konstatua që komuna i respekton dispozitat ligjore, si dhe afatet e caktuara ligjore për dorëzimin e gazetave zyrtare në ISHVL të cilët janë lëndë e kontrolleve të rregullta dhe nuk është hasur lëshim në punën e komunës.