Inspektim i jashtëzakonshëm në Komunën e Haraçinës

Inspektorët nga Inspektorati Shtetëror për Vetëqeverisje Lokale kanë kryer inspektim të jashtëzakonshëm në selinë e Komunës së Haraçinës, sipas planit vjetor dhe mujor të punës të Inspektoratit Shtetëror për Vetëqeverisje Lokale.

Drejtori i Inspektoratit Shtetëror për Vetëqeverisje Lokale, i shoqëruar nga inspektori i lartë Rahim Musliu dhe inspektori i ri Memetaki Rexhepi, në takim me kryetarin e Komunës së Haraçinës z.Ridvan Ibrahimi, diskutuan për bashkëpunimin e mëtutjeshëm të ISHVL me autoritetet e Haraçinës, kryetari dhe këshilli.

Nga ana e kryetari të Komunës së Haraçinës u diskutua për funksionimin, zhvillimin dhe problemet me të cilat ballafaqohet komuna e Haraçinës.

Drejtori i Inspektoratit Shtetëror për Vetëqeverisje Lokale, Ferdi Shabani, premtoi mbështetje dhe koordinim të mëtejshëm mes dy institucioneve.