Inspektim i jashtëzakonshëm në Komunën e Dibrës

Më 23 shkurt 2021, inspektori i lartë nga Inspektorati Shtetëror për Vetëqeverisje Lokale në përputhje me planin vjetor  dhe mujor për punë të Inspektoratit Shtetëror për Vetëqeverisje Lokale, në zyrat e Komunës së Dibrs u realizua ky kontrollë i jashtëzakonshëm në Komunën e Dibrës.

Në këtë mbikëqyrje të jashtëzakonshme   është biseduar me përfaqësuesit  e Komunës së Dibrës për bashkëpunimn e deri tanishëm dhe është konstatuar që Komuna e Dibrës në kohë dhe brenda afatit të paraparë sipas  ligjit i dërgojnë gazetat zyrtare të botuara deri te ministria kompetente përkatësisht deri te Inspektorati Shtetëror për Vetëqeverisje Lokale.