Physical Address
304 North Cardinal St.
Dorchester Center, MA 02124
Sot në hapësirat e Inspektoratit Shtetëror për Vetëqeverisje Lokale, drejtori në largim, z. Ferdi Shabani dorëzoi detyrën drejtorit të sapo emëruar, z. Haqim Ramadani, me çka prezantoi atë me punën e institucionit, arritjet gjatë mandatit të tij, të punësuarit, si dhe sfidat e institucionit me të cilin ai do të përballet në të ardhmen.
Gjatë mandatit të drejtorit Shabani, institucioni u zhvillua më tej dhe kushtet e punës u përmirësuan. Përveç stafit, gjë që rezultoi në një numër të shtuar të vizitave në komuna dhe këshillat komunal gjatë mbikëqyrjes inspektuese.
U krijua një bashkëpunim intensiv me OSBE dhe UNDP, ku dhe u realizuan dy punëtori bashkëpunuese me OSBE-në.
Poashtu, Drejtori Haqim Ramadani, premtoi se do të jetë transparent dhe bashkëpunues me ekipin e tij.
Në të ardhmen, ngelet hapësirë për zhvillim dhe promovim të institucionit, të kompetencave të tij ligjore, e cila është një sfidë për drejtorin e ri në detyrë për funksionimin e mëtejshëm të institucionit.