Drejtori i ISHVL-së, z.Haqim Ramadani me mesazh urimi për Festat e Fundvitit

Drejtori i Inspektoratit Shtetëror për Vetëqeverisje Lokale, Haqim Ramadani iu dërgon një mesazh urimi të gjithë punonjësve të Inspektoratit Shtetëror për Vetëqeverisje Lokale me rastin e festave të fundvitit.
Me rastin e festave të fundvitit, dëshiroj të shpreh mirënjohjen dhe falënderimet e mia për angazhimin tuaj të palodhur dhe kontributin që keni dhënë gjatë këtij viti.
Për gjatë këtyre pesë muajve si ushtrues detyre në Inspektoratitn Shtetëror për Vetëqeverisje Lokale, kam pasur nderin dhe përgjegjësinë të punoj për forcimin e transparencës dhe përgjegjshmërisë në qeverisjen lokale. Përmes bashkëpunimit të vazhdueshëm me të gjitha njësitë vendore, kemi bërë hapa konkretë drejt përmirësimit të shërbimeve për qytetarët dhe zbatimit të ligjit.
Ju falënderoj për angazhimin tuaj dhe për rezultatet e arritura gjatë vitit 2024. Jemi krenarë për punën që kemi bërë, dhe për gjithçka që kemi arritur së bashku. Po ashtu, ju siguroj se do të keni mbështetjen time absolute për të arritur edhe më shumë suksese gjatë vitit 2025.
Uroj që viti i ri të sjellë shëndet, lumturi, dhe suksese për ju dhe familjet tuaja. Le të jetë ky vit një mundësi e re për zhvillim dhe përparim për të gjithë ne.
Gëzuar festat dhe vitin e ri!