Drejtori i ISHVL, Ferdi Shabani uron festën e 28 nëntorit

Drejtori i Inspektoratit Shtetërorë për Vetëqeverisje Lokale, Ferdi Shabani uron të gjithë shqiptarët me rastin e 111 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Në emrin tim personal dhe të kolegëve të Inspektoratit Shtetëror për Vetëqeverisje Lokale dërgoj urime të sinqerta ndaj gjithë bashkëqytetarëve të mi shqiptarë, për festën kombëtare shqiptare, 28 Nëntori – Dita e Flamurit dhe Dita e Pavarësisë.

Me respekt të veçantë përkujtojmë Ditën e Flamurit dhe të gjithë ata që me sakrificën e tyre bartën te ne idenë për të qenë të lirë dhe krenarë. 28 Nëntori mbetet simbol i qëndresës dhe vendosmërisë së popullit shqiptar.

Uroj që të gjithë së bashku të vazhdojmë në këtë rrugëtim drejt realizimit të aspiratave tona të përbashkëta.