Drejtori i ISHVL, Ferdi Shabani priti në takim kryetarin e OJQ-së Milenium, z.Taxhedin Selimi

Drejtori i Inspektoratit Shtetëror për Vetëqeverisje Lokale, zotëri Ferdi Shabani sot priti në takim pune kryetarin e OJQ-së Milenium, zotëri Taxhedin Selimi.

Në takim ndër të tjera u bisedua për nevojën e bashkëpunimit më aktiv në mes ISHVL-së dhe Organizatave Joqeveritare të cilat meren me problematikat të cilat lidhen me pushtetin lokal. Bashkëpunimi i tillë do të mundësonte punë më efikase në të gjitha nivelet institucionale.

Temë e takimit ishte bashkëpunimi i mundshëm mes dy palëve si dhe aktivitetet e përbashkëta në nivel lokal ndërmejt OJQ-së Milenium dhe Inspektoratit Shtetëror për Vetëqeverisje Lokale.