Haqim Ramadani sot në mënyrë zyrtare pranoi detyrën për të udhëhequr me Inspektoratin Shtetëror për Vetëqeverisje Lokale

Sot në hapësirat e Inspektoratit Shtetëror për Vetëqeverisje Lokale, drejtori në largim, z. Ferdi Shabani dorëzoi detyrën drejtorit të sapo emëruar, z. Haqim Ramadani, me çka prezantoi atë me punën e institucionit, arritjet gjatë mandatit të tij, të punësuarit, si dhe sfidat e institucionit me të cilin ai do të përballet në të ardhmen.

Gjatë mandatit të drejtorit Shabani, institucioni u zhvillua më tej dhe kushtet e punës u përmirësuan. Përveç stafit, gjë që rezultoi në një numër të shtuar të vizitave në komuna dhe këshillat komunal gjatë mbikëqyrjes inspektuese.

U krijua një bashkëpunim intensiv me OSBE dhe UNDP, ku dhe u realizuan dy punëtori bashkëpunuese me OSBE-në.

Poashtu, Drejtori Haqim Ramadani, premtoi se do të jetë transparent dhe bashkëpunues me ekipin e tij.

Në të ardhmen, ngelet hapësirë për zhvillim dhe promovim të institucionit, të kompetencave të tij ligjore, e cila është një sfidë për drejtorin e ri në detyrë për funksionimin e mëtejshëm të institucionit.