Physical Address
304 North Cardinal St.
Dorchester Center, MA 02124
Drejtori I Inspektoratit Shtetëror për Vetqeverisje Lokale, Ferdi Shabani realizoi takim pune me Zëvendëskryetaren e Qeverisë, Slavica Gerkovska si dhe me përfaqësuesit e të gjitha inspektorateve shtetërore dhe Këshillit Inspektorial.
Në këtë takim u diskutua për dinamikën me të cilën zhvillohet dixhitalizimi i procedurës së inspektimit, përmes së cilës hiqet ndjeshëm faktori subjektiv, duke ulur kështu rreziqet e korrupsionit në inspektime.
Si dhe gjatë takimit, temë diskutimi ishte që Inspektoratët të cilët ende nuk janë pjesë e E-inspektorit, janë udhëzuar që të bëjnë të gjitha përgatitjet e nevojshme për respektimin e dinamikës së përcaktuar.