Physical Address
304 North Cardinal St.
Dorchester Center, MA 02124
Pas pranimit të ankesës në Inspektoratin Shtetëror për Vetëqeverisje Lokale, më 20.08.2020, Drejtori Sead Sadikoski ndoqi një inspektim të jashtëzakonshëm me inspektorët në komunën e Gjevgjelisë.
Është realizuar shqyrtim i detajuar i të gjithë dokumentacioneve për problemin me të cilin po përballet kjo komunë, përkatësisht përfundimi dhe hapja e një kopshti në vendbanimin Prdejci. Edhe pse janë siguruar pajisje të plota për nevojat e këtij kopshti, komuna e udhëhequr nga Kryetari i Komunës Z. Sasho Potskov përballet me problem për tre vitet e fundit. Gjegjësisht, problemi qendron në atë edhe pse ata kanë të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për përfundimin dhe hapjen e të njejtës, hasin në mendim negativ nga Ministria e Arsimit (MAS) e cila nuk bazohet në dispozitë ligjore.
Drejtori Sadikoski së bashku me inspektorët pas inspektimit të realizuar do të bëjnë një përpjekje për të zgjidhur me sukses problemin me të cilin përballet komuna.