Physical Address
304 North Cardinal St.
Dorchester Center, MA 02124
Inspektim i rregulltë në Komunën e Vrapçishtit
Inspektorë nga Inspektorati shtetëror për vetëqeverisje lokale më 13.07.2023, realizuan inspektim të rregulltë në selinë e komunës së Vrapçishtit, në përputhje me planin vjetor dhe mujor të punës së Inspektoratit shtetëror për vetëqeverisje lokale.
Inspektorati shtetëror për vetëqeverisje lokale vepron në përputhje me kompetencat që i posedon, duke mbikëqyrur ligjshmërinë e akteve të komunave si dhe procedurën për miratimin e tyre, të rregulluara në ligjin e Inspektoratit shtetëror për vetëqeverisjen lokale.
Me inspektimin e punës së komunës së Vrapçishtit, u konstatua që komuna i respekton dispozitat ligjore, si dhe afatet e caktuara ligjore për dorëzimin e gazetave zyrtare në Inspektoratin shtetëror për vetëqeverisje lokale, të cilët janë lëndë e kontrolleve të rregullta dhe nuk është hasur lëshim në punën e Komunës.