Physical Address
304 North Cardinal St.
Dorchester Center, MA 02124
Më 24 shkurt 2021, inspektori nga Inspektorati Shtetëror për Vetëqeverisje Lokale në përputhje me planin vjetor dhe mujor për punë të Inspektoratit Shtetëror për Vetëqeverisje Lokale, realizoi kontrollat e jashtëzakonshme në Komunën e Radovishit dhe Komunën e Konçes. Inspektori në Komunën e Radovishit pati takim me Udhëheqsen e sektorit për çështje normative-juridike Znj.Olivera Dolldurova dhe në Komunën e Konçes realizoi takim me Kryetarin e Komunës Z. Bllagoj Iliev dhe me Udhëheqsen e sektorit për çështje normative-juridike Znj. Tinka Angelova.
Nga mbikëqyrja e jashtëzakonshme e kryer është konstatuar që të dy komunat në kohë dhe brenda afatit të paraparë sipas ligjit i dërgojnë gazetat zyrtare të botuara deri te ministria kompetente përkatësisht deri te Inspektorati Shtetëror për Vetëqeverisje Lokale.