Inspektim i jashtëzakonshëm në Komunën e Debarcës

Është realizuar inspektim i jashtëzakonshëm nga inspektorët e Inspektoratit shtetëror për vetëqeverisje lokale më 19.03.2021 në komunën e Debarcës, në përputhje me planin vjetor dhe mujor të punës së Inspektoratit shtetëror për vetëqeverisje lokale, ku u realizua takim me kryetarin e komunës z. Zoran Nogaçeski.

Me inspektimin e punës së komunës së Debarcës, u konstatua që komuna i respekton dispozitat ligjore, si dhe afatet e caktuara ligjore për dorëzimin e gazetave zyrtare të botuara në Inspektoratin shtetëror për vetëqeverisje lokale.