Drejtori i Inspektoratit Shtetërorë për Vetëqeverisje Lokale, z.Haqim Ramadani realizoi takim me Ministrin e Vetëqeverisjes Lokale z.Zlatko Perinski.
Ministri Perinski e përgëzoi z.Ramadanin për pozitën si dhe shprehu dëshirë për punë të suksesshme në përmbushjen e obligimeve të Inspektoratit.
Në takim u diskutua për bashkëpunimin e mëparshëm dhe aktivitetet e përbashkëta të dy institucioneve dhe ranë dakord për thellimin e veprimit të përbashkët në kuadër të kompetencave.