Drejtori i Inspektoratit shtetërorë për vetëqeverisje lokale z.Haqim Ramadani realizoi vizitë zyrtare me kryetarin e Komunës së Çairit z.Visar Ganiu

Drejtori i Inspektoratit Shtetërorë për Vetëqeverisje Lokale z.Haqim Ramadani sëbashku me bashkëpunuesit realizuan një vizitë zyrtare me kryetarin e Komunës së Çairit, z.Visar Ganiu si dhe me kryetarin e këshillit komunal, z.Jetmir Asani.
Gjatë takimit përveç tjerash u diskutua ngritja e nivelit të kontrollit dhe formave inspektuese, si dhe plani që në bashkëpunim me kolegët të angazhohemi në riorganizimin, përmirësimin dhe rritjen e cilësisë dhe efektivitetit, vlerësimit të cilësisë së procesit në vetëqeverisje lokale si dhe kontrollit në përputhje me ligjet dhe regulloret e institucionit.
Në fund të takimit u dakorduan që të forcojnë bashkëpunimin në politikat e qeverisjes së mirë në nivel lokal e pse jo edhe në atë qëndror.
Gjatë kësaj vizite, Drejtori i Inspektoratit Shtetërorë për Vetëqeverisje Lokale z.Haqim Ramadani, nga ana e kryetarit të Komunës së Çairit z.Visar Ganiu u nderua me pllakat të Gjergj Kastriot-Skënderbeut.