Physical Address
304 North Cardinal St.
Dorchester Center, MA 02124
Përfaqësuesit e Inspektoratit Shtetëror për Vetëqeverisje Lokale, të udhëhequr nga Drejtori Sead Sadikoski zhvilluan takim pune me përfaqësuesit e Instituti për Kërkime Strategjike dhe Edukim, prof. Dr. Ivana маumanova Spasovska dhe prof. Dr.Darko Spasevski.
Drejtori Sadikoski i njoftoi pjesëmarrësit me mandatin e ISHVL, kompetencat ligjore, aktivitetet aktuale, si dhe planet për zhvillimin e inspektoratit në të ardhmen.
Përfaqësuesit e ISIE informuan për zbatimin e projektit të tyre “Rritja e aktivizmit të qytetarëve për të monitoruar dhe raportuar sjelljen e paligjshme të vetëqeverisjes lokale”, i cili mbështetet nga Ambasada Amerikane në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Në këtë fazë të zbatimit të projektit, kryhet monitorimi i punës së 25 institucioneve lokale në 5 komuna në vendin tonë. Brenda projektit, janë planifikuar trajnime shtesë për administratorët e NJVL-së.
Në fund të takimit u konkludua se ka hapësirë për bashkëpunim midis ISHVL dhe ISE brenda këtij projekti, por edhe në të ardhmen për projekte të tjera me tema të ngjashme, dhe për atë qëllim së shpejti do të afrohet duke nënshkruar një memorandum bashkëpunimi midis tyre.