Physical Address
304 North Cardinal St.
Dorchester Center, MA 02124
Inspektorati Shtetëror për Vetëqeverisje në bashkëpunim me OSBE-në, realizoi program studimor dyditor në Slloveni. Qëllimi i këtij programi ishte të mundësohej shkëmbimi i përvojave dhe praktikave më të mira në administratën publike dhe mbikëqyrjen e qeverisjes lokale, duke promovuar transparencën dhe efikasitetin e shërbimeve publike.
Takimi i parë i programit studimor u mbajt në Ministrinë për Vetëqeverisje Lokale në Lubjanë, ku përfaqësuesit e OSBE-së sëbashku me Inspektoratin Shtetëror për Vetëqeverisje Lokale u pritën nga përfaqësues të ministrive partnere të Vetëqeverisjes Lokale dhe Ministrisë për Administratë Publike.
Gjatë këtij takimi, u shkëmbyen përvoja për ushtrimin e kontrollit mbi vetëqeverisjen lokale në Slloveni dhe bashkëpunimin midis organeve shtetërore dhe komunave.
Në këtë rast, Ushtruesi i Detyrës në Drejtorinë për Vetëqeverisje Lokale, Sektorin e Shoqërisë Civile dhe Sistemin Politik, znj. Mateja Presern, mbajti prezantim duke treguar fushat e punës që bien nën kompetencën e Ministrisë për Administratë Publike, duke theksuar edhe reformën në sistemin e pagave në sektorin publik.
Pas diskutimit për funksionimin e sistemit të vetëqeverisjes lokale në Slloveni, i cili u prezantua nga udhëheqësi i Sektorit për Vetëqeverisje Lokale, dr. Roman Lavtar.
Prezantim mbajti edhe znj. Urskе Remic, e cila shpjegoi bashkëpunimin proaktiv me komunat dhe me shoqatat përfaqësuese të komunave, të cilat kontribuojnë edhe me takimet e rregullta të grupit të punës për Vetëqeverisje Lokale, i cili udhëhiqet alternuadamente nga ministri për Administratë Publike, z. Franc Propс, dhe ministri për Kohezion dhe Zhvillim Rajonal, dr. Aleksander Jevsek, si dhe është e përbërë nga përfaqësues të drejtorive të të tri shoqatave reprezentative të komunave.
Përfaqësuesit e ministrive partnere, gjatë ditës së parë të vizitës, shkëmbyen përvoja mbi implementimin e mbikëqyrjes së vetëqeverisjes lokale, ku u detajua mbikëqyrja mbi ligjshmërinë e veprimtarisë së organeve të komunave në Slloveni nga znj. Durij Mezek.
Dita e dytë e programit studimor u dedikua për prezantimin e përvojave të komunave për bashkëpunimin e komunave me pushtetin qendror. Përfaqësuesit e OSBE-së sëbashku me inspektorët, nën udhëheqjen e drejtorit të Inspektoratit Shtetëror për Vetëqeverisje Lokale, z. Haqim Ramadani, vizituan Komunën e Medvodës, ku u pritën nga kryetari i komunës, z.Nejc Smole, i cili gjithashtu është nënkryetar i Shoqatës së Komunave të Sllovenisë.
Gjatë bisedës, u diskutuan pikëpamjet e komunave për bashkëpunimin me Ministrinë për Administratë Publike dhe me institucionet shtetërore përkatëse, si dhe bashkëpunimi i ardhshëm dhe transferimi i praktikave të mira në fushën e vetëqeverisjes lokale në Maqedoninë e Veriut.
Ky program studimor ishte shumë i dobishëm për inspektorët si dhe për të mësuar më shumë rreth praktikave më të avancuara në qeverisjen lokale dhe për të rritur kapacitetet e tyre në mbikëqyrjen e administratës publike. Poashtu përbën një hap të rëndësishëm për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe ngritjen e standardeve të vetëqeverisjes lokale në Maqedoninë e Veriut, duke kontribuar në përmirësimin e transparencës dhe efikasitetit të shërbimeve publike.