Physical Address
304 North Cardinal St.
Dorchester Center, MA 02124
Inspektorati shtetëror për vetëqeverisje lokale, i perfaqësuar nga drejrori Afrim Qoku nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Këshillin Inspektues, si pjesë e projektit “Zhvillimi i E-inspektorit” i cili synon mbështetjen elektronike të shërbimeve inspektuese në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ku do të mundësohet qasje për lidhje të shfrytëzuesit të ndërmjetëm në një mjedis të vetëm për këmbim të të dhënave dhe dokumenteve në mënyrë elektronike. Nga kjo marrëveshje pritet që ndihmohen shërbimet inspektuese me zhvillimin e procedurave të mbikëqyrjes inspektuese duke u siguruar atyre qasje në të dhënat e përditësuara dhe të sakta në kuadër të kompetencave të tyre ligjore.