Physical Address
304 North Cardinal St.
Dorchester Center, MA 02124
Më 13 dhjetor 2019 në Shkup, u mbajt Forumi Konsultativ me kryetarët e komunave për të vlerësuar zbatimin e Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale, i organizuar nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale dhe OSBE.
Forumi u ndoq nga Drejtori i Inspektoratit Shtetëror për Vetëqeverisje Lokale, Z. Sead Sadikoski, i cili udhëhoqi ekipin e inspektoratit.
Forumi u hap nga Zëvendës Ministri i Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale, Z. Dejan Pavleski dhe Ambasadori i OSBE-së, Z. Clemens Koja. Në fjalimet e tyre hyrëse, ata deklaruan se pritjet nga ky proces janë që të japet kontribut dhe udhëzime për sigurimin e kushteve të qëndrueshme, efektive dhe efikase për komunat, kryesisht në shërbim të qytetarëve.
Forumi u kryesua nga Z. Memet Memeti, Ekspert nacional për Vetëqeverisjen Lokale, dhe kryetarët e komunave morën pjesë aktive me anë të komenteve dhe vërejtjeve e tyre.