Physical Address
304 North Cardinal St.
Dorchester Center, MA 02124
Inspektori nga Inspektorati shtetëror për vetëqeverisje lokale më 16.03.2021, realizoi inspektim të jashtëzakonshëm në selinë e komunës së Kriva Palankës, në përputhje me planin vjetor dhe mujor të punës së Inspektoratit shtetëror për vetëqeverisje lokale.
Inspektorati shtetëror për vetëqeverisje lokale vepron në përputhje me kompetencat që i posedon, duke mbikëqyrur ligjshmërinë e akteve të komunave si dhe procedurën për miratimin e tyre, të rregulluara në ligjin e Inspektoratit shtetëror për vetëqeverisjen lokale.
Me inspektimin e punës së komunës së Kriva Palankës, u konstatua që komuna i respekton dispozitat ligjore, si dhe afatet e caktuara ligjore për dorëzimin e gazetave zyrtare në Inspektoratin shtetëror për vetëqeverisje lokale, të cilët janë lëndë e kontrolleve të rregullta dhe nuk është hasur lëshim në punën e Komunës.