Drejtori i ISHVL,Ramadani realizoi takim pune me përfaqësuesit e NDI

Me iniciativë të drejtorit të sapoemëruar të Inspektoratit Shtetërorë për Vetëqeverisje Lokale z.Haqim Ramadani, realizoi takim pune me përfaqësuesit e Institutit Nacional Demokratik për Çështje Ndërkombëtare (NDI) në Maqedoni.

Temë e takimit ishte bashkëpunimi i mëtejshëm dhe aktivitetet e përbashkëta në nivel lokal ndërmjet NDI dhe ISHVL.