Physical Address
304 North Cardinal St.
Dorchester Center, MA 02124
Inspektorati Shtetëror për Vetëqeverisje Lokale në bashkëpunim me përfaqesuesit e OSBE-së, përfaqsuesin e Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale si dhe përfaqësues të komunave u mbajt puntori pune ku si temë kryesore u diskutua “Avancimi i rolit të Inspektoratit Shtetëror për Vetëqeverisje Lokale “.Puntoria u organizua në tre vende të ndryshme duke I ndarë komunat në bazë të rajoneve të cilave I përkasin.
Puntoria e parë e punës u organizua në Shkup me datë 20.11.2023 ku morën pjesë rajoni i shkupit dhe rajoni verilindor .
Më pas me datë 21.11.2023 u mbajtë në Tetovë, ku në këtë puntori morën pjesë rajoni I pollogut , rajoni jugperëndimor si dhe rajoni I pellagonisë, ndërsa më datë 22.11.2023 u mbajt në Shtip ku morën pjesë nga rаjoni lindor, rajoni I vardarit si dhe rajoni juglindor.
Në këto puntori punë u bisedua rreth rolit të Inspektoratit Shtetëror për Vetëqeverisje Lokale si dhe promovimin e këtij institucioni, sepse ky institucion është një model që duhet të zhvillohet edhe më tej, për të qenë një shembull i një institucioni funksional që duhet të jetë një udhëheqës rajonal në fushën e mbikqyrjes së njësive të Vetëqeverisjes Lokale.
Inspektorati Shtetëror për Vetëqeverisje Lokale si gjithmonë deri më tani por edhe në të ardhmën ju siguronë se do të bashkëpunojmë në një nivel të lartë me përfaqsuesit e komunave dhe të veprojmë në mënyrë preventive që mos të bëhen gabime, lëshime në sjelljen e akteve nga ana e njësive të vetëqeverisjes lokale.
Një falenderim i veçantë për mbështetjen edhe në të kaluarën po edhe në këtë projekt përfaqsuesve të OSBE-së. Shpresojmë se edhe në të ardhmën do të realizojmë projekte të përbashkëta në ngritjen e kapaciteteve të njësive të Vetëqeverisjes Lokale, të cilat merren me përgaditjen e materialeve për këshillat komunale si dhe ngritjen e kapacitetve të vet antarëve të këshillave komunal.
Në këtë puntori përfaqësuesit e komunave shkëmbyen mendime, propozime dhe sygjerime konkrete të cilat do të ndihmojnë në ndryshim plotësimin e ligjit për Vetëqeverisje Lokale .