Physical Address
304 North Cardinal St.
Dorchester Center, MA 02124
Kompetencat e Inspektoratit Shtetëror për Vetëqeverisjen Lokale
Inspektorati Shtetëror për Vetëqeverisje Lokale mbikëqyr ligjshmërinë e akteve të komunave, Qytetit të Shkupit dhe komunave në Qytetin e Shkupit dhe kujdeset për avancimin e ligjshmërisë së tyre. Lëndë mbikëqyrje janë edhe procedurat për miratimin e akteve ligjore në komuna, si mënyrë për zbatimin e Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, dispozitave pozitive ligjore dhe Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut nga njësitë e vetëqeverisjes lokale.
Inspektimi realizohet si mbikëqyrje e rregullt, e jashtëzakonshme dhe mbikëqyrje kontrolluese, e cila mund të kryhet siç është planifikuar paraprakisht në programin vjetor dhe tremujor të miratuar nga drejtori i institucionit, apo me kërkesë të personave fizikë dhe juridikë. Gjatë kryerjes së mbikëqyrjes inspektuese zbatohen dispozitat e Ligjit për Vetëqeverisje Lokale dhe Ligjit për mbikëqyrje Inspektuese.
Mbikëqyrjet Inspektuese të rregullta mbi ligjshmërinë e akteve të komunave realizohen në hapësirat e ISHVL, pasi ato të dorëzohen nga komunat në Inspektoratin Shtetëror për Vetëqeverisjen Lokale dhe në përputhje me detyrimin ligjor të komunave për të paraqitur vendimet dhe aktet e miratuara në Inspektoratin Shtetëror për vetëqeverisja lokale në afat prej 10 ditëve nga miratimi i tyre.
Sipas vlerësimeve të ISHVL, nëpërmjet drejtorit dhe inspektorëve apo nëse paraqitet ankesë në lidhje me funksionimin e njërës nga komunat, mbikëqyrja kryhet edhe nëpërmjet vizitës në komunë. Për ditën, përmbajtjen dhe qëllimin e mbikëqyrjes inspektuese, inspektori informon kryetarin dhe kryetarin e këshillit të komunës në të cilin do të kryhet kontrolli. Nëse vërtetohet nevoja, realizohen edhe kontrolle inspektuese ndaj punës së këshillave komunal përmes vizitës së paparalajmëruar.
Nëse konstaton parregullsi, inspektori përgatitë akte nëpërmjet të cilave propozon zgjidhje konkrete. Inspektorati ka autorizim të ndërmarrë masa në pajtim me Rregulloren për kryerjen e mbikëqyrjes inspektuese, nëse konstaton se janë bërë parregullsi me të cilat shkelet Kushtetuta dhe ligjet e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Nëse vërtetohen parregullsitë, Inspektori ka të drejtë të sjellë vendim për ndërprerjen e zbatimit të akteve. Inspektori ka autorizim për të pregaditur edhe inciativa për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së akteve të komunës përpara Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Nëse inspektori konstaton se ekziston dyshimi i bazuar për kryrje të kundërvajtjes ose vepër penale, është i detyruar të informojë autoritetin kompetent për marrjen e masave administrative dhe masave të tjera.
Organet e administratës shtetërore, shoqatat e qytetarëve dhe persona të tjerë juridikë dhe fizikë mund të paraqesin iniciativa, propozime dhe ankesa tek ISHVL, pas të cilës ISHVL është i detyruar të mbikëqyrë dhe informojë paraqitësin e ankesës brenda 30 ditëve.
Komunat janë të detyruara që në afat prej 10 ditëve deri te ISHVL të paraqesin aktet e miratuara , në mënyrë që ndaj tyre të realizohet kontrolli. Gjithashtu, komunat janë të detyruara të sigurojnë të gjitha dokumentet e kërkuara për mbikëqyrjen inspektuese nga ISHVL. Nëse personi përgjegjës në njësinë e vetëqeverisjes lokale nuk siguron kushte për kryerjen e mbikëqyrjes inspektuese ose nuk paraqet dokumentet dhe procesverbalet e kërkuara, do ti shqiptohet dënim në pajtim me ligjin.