Vazhdojnë punëtoritë për përgatitjen e Strategjisë për ISHVL 2020-2025 në mbështetje të UNDP

Më 22 Janar 2020, Inspektorati Shtetëror për Vetëqeverisjen Lokale me mbështetjen e UNDP mbajti seminarin e tretë për përgatitjen e Strategjisë për ISHVL 2020-2025.
Në punëtori morën pjesë drejtori Sead Sadikoski, inspektorët dhe punonjës të tjerë të cilët dhanë kontributin e tyre me ide nga përvojat e mëparshme të institucionit. Punëtoria e tretë përcaktoi përgjegjësitë dhe detajet në planifikimin e aktiviteteve të ardhshme të institucionit.
ISHVL si një institucion unik në rajon dhe më gjerë, është një model që është në proces përfundimi dhe zhvillimi, për të qenë një shembull i një institucioni funksional që duhet të jetë një udhëheqës rajonal në fushën e mbikëqyrjes së njësive të vetëqeverisjes lokale.
Kështu, ne përpiqemi që shërbimet e NJVL-së për qytetarët të jenë në një nivel më të kënaqshëm.
Dhe ky është saktësisht qëllimi i strategjisë dhe angazhimit i aktiviteteve të drejtorit Sead Sadikoski dhe kabinetit të tij deri më tani.