Senad Ameti sot në mënyrë zyrtare pranoi detyrën për të udhëhequr me Inspektorati shtetëror për vetëqeverisje lokale

10.11.2020 – Sot në hapësirat e Inspektoratit Shtetëror për Vetëqeverisje Lokale, drejtori në largim, z. Sead Sadikoski dorëzoi detyrën drejtorit të sapo emëruar, z. Senad Ameti, me çka prezantoi atë me punën e institucionit, arritjet gjatë mandatit të tij, të punësuarit, si dhe sfidat e institucionit me të cilin ai do të përballet në të ardhmen.

Gjatë mandatit të drejtorit Sadikoski, institucioni u zhvillua më tej dhe kushtet e punës u përmirësuan.  Përveç personelit, inspektorati mori hapësira të reja për punë, gjë që rezultoi në një numër të shtuar të vizitave në komuna dhe këshillat komunal gjatë mbikëqyrjes inspektuese.

Gjithashtu, është zhvilluar edhe fusha e bashkëpunimit ndërkufitar me institucionet fqinje, u realizuan 2 TAIEX-a, si dhe bashkëpunimi ndërkombëtar me institucione nga Bullgaria, Serbia, Shqipëria dhe Bosnjë-Hercegovina.  U krijua një bashkëpunim intensiv me OSBE dhe UNDP, me çka rezultoi me donacione për inspektoratin me pajisje IT dhe një automjet të ri.  Inspektorati morri pjesë në punëtoritë për Ligjin e ri për Vetëqeverisjen Lokale nëpërmjet përfaqësuesve dhe propozimeve, si dhe në punëtoritë e tjera nga organizatat ndërkombëtare dhe lokale në këtë fushë.

Në të ardhmen, ngelet hapësirë për zhvillim dhe promovim të institucionit, të kompetencave të tij ligjore, e cila është një sfidë për drejtorin e ri në detyrë për funksionimin e mëtejshëm të institucionit.