Pjesëmarrje në debatin “Si të arrihen shërbime të efektshme dhe të pavarura të inspektimit në Shkup”

Drejtori i Inspektoratit Shtetëror për Vetëqeverisje Lokale, z. Sead Sadikoski, së bashku me inspektorët nga Inspektorati, morën pjesë në debatin “Si të arrihen shërbime të efektshme dhe të pavarura të inspektimit në Shkup”.

Debati u organizua nga OJQ Infoqendër nga Shkupi dhe u zhvillua në sallën e madhe të Qytetit të Shkupit. Pjesëmarë ishin disa kryetarë të komunave nga Republika e Maqedonisë Veriore, si dhe Kryetari i Qytetit të Shkupit, z. Petre Shilegov, Drejtori i BNJVL-së, si dhe përfaqësues të Këshillit të Inspektimit dhe inspektorateve të tjerë.

U diskutuan disa probleme me të cilat përballen inspektoratet komunale, si dhe nevoja për të ndryshuar urgjentisht rregulloret ekzistuese, për faktin se jo të gjitha komunat kanë kapacitet për të mbajtur inspektorat të tyre, dhe se nuk kanë aq potencial njerëzor.