Memorandum bashkëpunimi mes ISHVL-së dhe Polio Plus

Drejtori i Inspektoratit shtetëror për vetëqeverisje lokale, ishte i pranishëm në ambientet e Polio Plus për të nënshkruar memorandum bashkëpunimi me organizatën qytetare “Polio Plus”, e cila angazhohet në arritjen e të drejtave dhe lirive të personave me aftësi te kufizuar.

Kompetencë e Inspektoratit shtetëror për vetëqeverisje lokale është të mbikëqyrë ligjshmërinë e rregulloreve të miratuara nga ana e këshillave komunal dhe procedurën për miratimin e tyre.

Në përputhje me nenin 6 të Ligjit të ISHVL-së, veprimi ynë si shërbim inspektimi,  është në përputhje me ligjin, kushtetutën dhe marrëveshjet ndërkombëtare siç është edhe Konventa për të Drejtat e personave me aftësi të kufizuara dhe respektimin e parimeve të përgjithshme të së njëjtës konventë.

                             

Në mënyrë që të promovojmë barazinë dhe të eleminojmë diskriminimin, ISHVL do të përpiqet të mbikëqyrë plotësisht rregullat e miratuara nga këshillat komunal, për të siguruar që të njëjtat rregulla të jenë në përputhje me Konventën për të Drejtat e personave me aftësi të kufizuara. Personat me aftësi të kufizuara të kenë mundësinë të mbrohet dhe tu sigurohen të drejta të plota dhe liri themelore, mundësi të barabarta dhe pjesëmarrje në të gjitha proceset shoqërore.Të gjithë ne, e kemi detyrim të jemi mbi të gjitha njerëzorë, të ndihmojmë njëri-tjetrin dhe të mos lejojmë që të kemi kategori të qytetarëve të margjinalizuar në një shoqëri.