Mbikëqyrje e jashtëzakonshme në Komunën e Vrapçishtës

Sot, më datë 17.05.2021, në bazë të iniciativës së ngritur nga ana e prokurorisë publike, inspektorati  shtetëror për  vetëqeverisje lokale realizoi inspektim të jashtëzakonshëm në komunën e Vrapçishtit.

Në këtë inspektim prezent ishin kryetari i komunës, kryetari këshillit dhe përfaqsues të Komunës së Vrapçishtit të cilët u njohën me lëndën e mbykëqiyrjes.

Mbikëqyrja e jashtëzakonshme inspektuese u realizua me iniciativë të prokurorisë themelore publike për krim të organizuar dhe korrupsion në lidhje me punën e këshillit komunal dhe përfshirjen e këshillit komunal në vendimet e sjellura për 7 parcelat kadastrale  në f. Vrapçishtë.

Inspektorati shtetëror për vetëqeverisje lokale  vepron në përputhje me kompetencat e tij, në përputhje me ligjin për vetëqeverisje lokale, ligjin e inspektoratit shtetëror për vetëqeverisje lokale  dhe ligjit për mbikëqyrje inspektuse.