Kontroll i jashtëzakonshëm në Komunën e Dojranit

Me 20.08.2020, Drejtori Sead Sadikoski ndoqi një inspektim të jashtëzakonshëm në komunën e Dojranit, pasi pranoi një ankesë për inspektim të dokumentacionit të komunës për vendosjen e pajisjeve urbane nga ana e personave fizik dhe juridikë.

Drejtori Sadikoski realizoi takime të drejtpërdrejta me qytetarë dhe ka diskutuar problemet me të cilat ata përballen si dhe pakënaqësinë me punën e komunës.