Inspektim i jashtëzakonshëm në komunën e Bërvenicës dhe Tetovës

Më 25 janar 2021, inspektorët nga Inspektorati Shtetëror për Vetëqeverisje Lokale në përputhje me planin mujor dhe vjetor për punën e shërbimit inspektues realizuan kontrollë të jashtëzakonshëm në komunat nga rajoni i Pollogut, Bërvenic dhe Tetov, ku realizuan takim me Kryetarin e komunës së Bërvenicës z.Enver Pajazitin dhe poashtu në komunën e Tetovës realizuan takim me Kryetarin e këshillit të komunes së Tetovës z.Bekim Memedi dhe me Sekretarin e komunës së Tetovës znj.Sllavica Serafimovska.

Nga mbikëqyrja e jashtëzakonshme e kryer është konstatuar që të dy komunat në kohë dhe brenda afatit të paraparë sipas  ligjit i dërgojnë gazetat zyrtare të botuara deri te ministria kompetente përkatësisht deri te Inspektorati Shtetëror për Vetëqeverisje Lokale.

Inspektorati Shtetëror për Vetëqeverisje Lokale i obligoi ata që të vazhdojnë me të njëjtin parim të punës në të ardhmen dhe u dha udhëzime konkrete për punë të mëtejshme.