Inspektim i jashtëzakonshëm në Komunën e Koçanit dhe Komunën e Zrnovcit

Inspektorët nga Inspektorati shtetëror për vetëqeverisje lokale më 01.04.2021 kanë kryer inspektim të jashtëzakonshëm në Komunën e Koçanit dhe Komunën e Zrnovcit në përputhje me planin vjetor dhe mujor të punës së Inspektoratit shtetëror për vetëqeverisje lokale.

Inspektorati shtetëror për vetëqeverisje lokale vepron në përputhje me kompetencat që i posedon, duke mbikëqyrur ligjshmërinë e akteve të komunave si dhe procedurën për miratimin e tyre të rregulluara në Ligjin e Inspektoratit shtetëror për vetëqeverisje lokale.